Sport

Edhe përfundimisht, Lewis Hamilton rikthehet për sezonin 2022


Pas shumë dilemave mbi të ardhmen e tij, Lewis Hamilton do të jetë pjesë e Mercedes për sezonin 2022.

Pas përfundimit të sezonit që shkoi, Hamilton nuk u shfaq fare as para mediave, por as nuk postoi për dy muaj një rrjetet sociale.

Shtatë herë kampioni i botës, e humbi titullin e tetë rekord në xhiron e fundit, ku u parakalua nga Max Verstappen në Abu Dhabi.

Mirëpo, ai fund i garës ngjalli shumë dyshime dhe nga radhët e pilotit britanik dhe skuadrës së tij, duke e konsideruar fundin e garës së fundit si të padrejtë.

Mos aktiviteti i tij për rreth dy muaj në rrjetet sociale, ngjalli shumë dyshime mbi të ardhmen e tij.

Madje, shumë media kishin raportuar që Hamilton do të kthehet vetëm për të zyrtarizuar largimin nga sporti – por kjo nuk ndodhi.

Disa ditë më parë, ai postoi një foto në të gjitha rrjetet sociale, me mbishkrimin: “Ika, tani jam rikthyer”.

Sot, Mercedes ka postuar në Twitter, duke zyrtarizuar rikthimin e tij.

Nga 20 marsi, me garën e Bahrain, Lewis Hamilton fillon rrugëtimin në tentativën e tij për të siguruar titullin rekord, titullin e tetë kampion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore