Sport

Edhe Jota humb Botërorin


Sulmuesi portugez i Liverpool-it, Diogo Jota, iu është shtuar listës së mungesave të futbollistëve për Kupën e Botës, Katar 2022, që do të fillojë më 20 nëntor.

Sulmuesi i Portugalisë pësoi një dëmtim në derbin që ekipi i tij e mposhti Manchester City-n me rezultat 1:0 këtë fundjavë.

25-vjeçari doli me barelë në minutat e fundit si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshë.

Padyshim që ky është një lajm i keq për trajnerin Fernando Santos, i cili duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të Liverpool-it në këtë Botëror.

Kujtojmë që Diogo Jota numëron 10 gola në 28 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore