Kulturë

Edhe gënjeshtra festohet


Të gjitha ditët jetohen duke gënjyer, ndoshta dhe veten. Gënjeshtra qëndron dredharake, të prish punë qorrazi e ngahera të zbardhon fytyrën. Sot është manifestimi i të gjithave.

Institucioni i gënjeshtrës, i të përgënjeshtruarit është pjesë e kulturës së masave dhe jo vetëm. “Fake news” apo lajmi i rremë, është bërë mirëfilli një grep në dorën e klikimeve të media ose portaleve.

Dita e Gënjeshtrave të Prillit, manifestohet në datën 1 dhe është festuar për disa shekuj nga kultura të ndryshme. Sakaq, origjina e saj e saktë mbetet një mister. Traditat e Ditës së Gënjeshtrave përfshin rrengje ose shaka me të tjerët.

Ndërsa historia e saj e saktë është e mbështjellë me mister, lidhja me kulturën e shakave të Ditës së Gënjeshtrave ka siguruar jetëgjatësinë e kësaj feste jozyrtare.

Origjina e Ditës së Gënjeshtra

Disa historianë spekulojnë se “Genjështra e Prillit” daton që nga viti 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në atë Gregorian, siç kërkohej nga Këshilli i Trent-it në 1563. Në Kalendarin Julian, si në kalendarin Hindu, viti i ri fillonte me ekuinoksin pranveror rreth 1 prillit.

Njerëzit të cilët mbeteshin mbrapa me përditësimin e lajmeve ose që nuk arrinin të kuptonin se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur në 1 janar, vazhduan ta festonin atë gjatë javës së fundit të marsit deri më 1 prill.

Nga ku, ata që bëheshin objekt i shakave dhe rrengjeve u quajtën “Të mashtruarit e prillit”. Këto shaka përfshinin, vendosjen e peshkut prej letre në shpinë dhe referimin si “poisson d’avril” (peshku i prillit). Kjo thuhet se simbolizonte një peshk të ri, të kapur lehtësisht.

Hilaria

Historianët gjithashtu e kanë lidhur Ditën e Gënjeshtrave të Prillit me festivale të tilla si Hilaria (latinisht ‘gëzim’), i cili u festua në Romën e lashtë në fund të marsit nga pasuesit e kultit të Cybele-s. Aty kish njerëz që maskoheshin dhe talleshin me bashkëqytetarët. Madje edhe me gjykatësit dhe thuhej se frymëzohej nga legjenda egjiptiane e Isis, Osiris dhe Seth.

Ekuinoksi Vernal dhe “Të mashtruarit e prillit”

Ekzistojnë gjithashtu spekulime se “Dita e Gënjeshtrave të Prillit” ishte e lidhur me ekuinoksin pranveror, ose ditën e parë të pranverës në Hemisferën Veriore. Kjo, kur Nëna Natyrë i mashtroi njerëzit me mot të ndryshueshëm, të paparashikueshëm.

Historia e Ditës së Gënjeshtrave të Prillit

Dita e Gënjeshtrave të Prillit u përhap në të gjithë Britaninë gjatë shekullit të 18-të. Në Skoci, tradita u bë një ngjarje dy-ditore, duke filluar me “gjuetinë e gowk-ut”, në të cilën njerëzit dërgoheshin në porosi të rremë (gowk është një fjalë për zogun e qyqes, një simbol për budallain).

Shakatë e Ditës së Gënjeshtrave të Prillit

Në kohët moderne, njerëzit kanë bërë shumë përpjekje për të krijuar mashtrime të hollësishme të Ditës së Budallenjve. Gazetat, radiot dhe stacionet televizive apo faqet e internetit kanë marrë pjesë në traditën e 1 prillit me raportime të trilluara për të mashtruar audiencat e tyre.

Në vitin 1957, BBC-ja raportoi se fermerët zviceranë po përjetonin një korrje rekord të spageti-ve dhe tregoi pamjet e njerëzve duke korrur petë nga pemët.

Në vitin 1992, Radio Publike Kombëtare në SHBA, bëri një rreng me ish Presidentin Richard Nixon duke thënë se ai ishte duke kandiduar përsëri për president. Nixon ishte vetëm një dublant dhe i gjithë segmenti ishte një shaka e Ditës së Gënjeshtrave.

Në vitin 1996, Taco Bell, zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejtë, mashtroi njerëzit kur njoftoi se kishte rënë dakord për të blerë Liberty Bell të Filadelfias dhe synonte ta riemërtonte “Zile e Lirisë Taco”.

Në vitin 1998, pasi Burger King reklamoi një “Left-Handed Whopper”, shumë klientë pa asnjë ide mbi produktin porositën sanduiçin e rremë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore