Stil

Edhe familjes Kardashian i ndalohet të blejnë makinë të markës Ferrari


Familja Kardashian-Jenner

Familja Kardashian i është shtuar “listës së zezë” të prodhuesit automobilistik italian, të cilëve u ndalohet të blejnë një automjet.

Nuk është hera e parë që kompania bënë një ndalesë të tillë.

Yjet si Justin Bieber dhe Floyd Mayweather nuk do të kenë kurrë një Ferrari, siç nuk do të kenë as anëtarët e familjes Kardashian.

Edhe pse prodhuesi i makinave pretendon se askush nuk është i ndaluar të blejë një Ferrari, në fakt kompania rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e saj më ekskluzive.

Ferrari

Një nga rregullat e Ferrarit, të cilës Bieber nuk iu bind, ishte që pronarët të jenë të lirë të personalizojnë pamjen e jashtme të automjeteve të tyre sipas dëshirës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ylli i muzikës pop nxori në ankand makinën e tij të tipit Ferrari pasi e ri-dizajnoj me një ngjyrë tjetër.

Kompania prestigjioze tashmë ka shkëputur çdo marrëveshje të mëtejshme me Justin Bieber.

Makinat dhe shpejtësia janë dy gjërat e preferuara të Justin Bieber. Vetëm se pasioni i tij për makinat luksoze tani do të duhet të kanalizohet në diçka tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore