Lajme

E pazakontë: Helikopteri ushtarak rumun rrëzohet ndërsa po kërkonte avionin luftarak të humbur


Një helikopter ushtarak rumun (IAR 330-Puma) është rrëzuar në lindje të Rumanisë ndërsa po kërkonte një avion luftarak të humbur.

Sipas të dhënave të BNO News, bëhet fjalë për pesë persona të vrarë, të cilët kanë qenë në bordin e saj.

Fillimisht ishte një aeroplan MiG 21 LanceR, i cili do të zhdukej nga radari në kontenë Constanța, sipas informacioneve të G4Media.ro.

Një njoftim për shtyp i ministrisë vendase do të sqaronte se helikopteri u nis në një mision kërkim-shpëtim të avionit Mig 21 LanceR.

Më pas ai humbi lidhjen në radio me kullën e kontrollit dhe u zhduk nga radari rreth orës 20:44.

Piloti kishte raportuar për kushte të pafavorshme të motit dhe ishte urdhëruar të kthehej në bazë.

Pozicioni i fundit i njohur i helikopterit, i cili kishte në bord një ekuipazh prej pesë ushtarësh, është zona e Gura Dobrogei, rreth 11 kilometra nga aerodromi.

“Gjendja e ekuipazhit apo avionit nuk dihet. Dhe në këtë rast nisën operacionet e kërkim-shpëtimit. Nuk ka ende asnjë informacion të saktë për pilotin apo aeroplanin MiG 21 LanceR”, shkruan Ministria rumune e Mbrojtjes.

Avioni MiG 21 LanceR po kryente një mision patrullimi ajror mbi Dobrogea.

Ai humbi lidhjen në radio me kullën e kontrollit dhe në orën 20.03 u zhduk nga radari, në një zonë midis Cogealac-it dhe Gura Dobrogei-t.

Avioni ishte nisur nga baza ajrore 57 Mihail Kogălniceanu, rreth orës 19:50.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore