Lajme
E konfirmon policia, gjendet trupi i pajetë i 4-vjeçarit që kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar për Albanian Post se është gjetur trupi i pajetë i një djali katër vjeçar që kishte rënë në zonën e kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë të hënën.
“E konfirmoj se është gjetur trupi i pajetë i viktimës, sipas procedurave tash do të dërgohet për obduksion”, tha ai.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes kishin dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi