Sport

E kaluara te Real Madrid-i, Inter-i, Barcelona, Xavi dhe Topi i Artë – Samuel Eto’o flet për të gjitha


Ish-sulmuesi i Barcelonës, Inter-it, Chelsea-s, Mallorca-s, Real Madrid-it dhe disa skuadrave tjera, Samuel Eto’o, ka folur rreth së kaluarës së tij si futbollist te klubi mbretëror.

Eto’o ka thënë se ka takur tifozë të cilët i kanë thënë se dëshiron që ai të mos largohej asnjëherë.

Sulmuesi kamerunas hapat e parë të karrierës i bëri pikërisht në Madrid, por aventura e tij me Los Blanco ishte pothuajse inekzistente.

Pasi u largua nga Real-i, Eto’o u bashkua me Mallorca-s para se të transferohej te Barcelona dhe pastaj te Inter-i.

Në kohën e tij te Barcelona dhe Inter-i, Eto’o fitoi tre trofe Champions-i, duke përfshirë edhe dy tripleta radhazi, në vitet 2009 dhe 2010.

Në një intervistë për tabloidin spanjoll Marca, Eto’o ka folur për shumë gjëra.

Xavi, Real Madrid-i, Topi i Artë… këto ishin disa nga pikat që i preki.

“Xavi është vëlla për mua dhe një trajner shumë i mirë”, filloi Eto’o.

“E pash atë që ishte i gëzuar shumë kur e fitoi kupën me Al-Sadd, është i madh”.

Ai tha që mes Inter-it dhe Barcelonës nuk mund të zgjedhë.

“Dashuri e njëjtë, mami dhe babi. Nuk mund të zgjedh”.

“Te Barcelona erdha falë Laporta-s, aty shkove sepse ai insistoi për transferimin tim”, tha kamerunasi.

“Pastaj te Inter-i, e takova një lloj Zoti, që ishte Massimo Moratti”, tha Eto’o, “një njeri i dashur, i shkëlqyer. Isha i suksesshëm te të dy skuadrat”.

Pastaj, Eto’o foli edhe për aventurën e dështuar te Real Madrid-i.

“Gjithmonë do ta mbajë Real Madrid-in në zemër, gjithmonë do jem falënderues atij klubi, pa marrë parasysh vendimet që u morrën nga disa njerëz. Presidentët bëjnë zgjidhjet e tyre”.

Eto’o shpesh shkon në Madrid, sidomos “tani që nuk luan më”.

“Ata më thonë ‘çfarë mëkati, Samu, nuk mund të luaje për skuadrën tonë”.

“Por”, e ngushëlloi veten kamerunasi, “kjo është jeta, jam pak i vjetër për këtë gjë”.

Eto’o tregoi që ishtë në Milan, për të përcjellur ndeshjen mes Real-it dhe Inter-it.

“Inter-i nuk e meritoi humbjen, ndoshta një barazim do ishte i drejtë”.

“Tani në Madrid duhet të tregojmë që mund të luftojmë”.

Ai gjeti pak kohë edhe për Mourinho-n dhe kalimin e tij te Roma.

“Jose është një fenomen”, tha ai, “i vetmi që është në gjendje ta bëj Romën kampionën të Serie A-së përsëri”.

Kurse në fund, Eto’o zbuloi edhe favoritin e tij për Topin e Artë.

“Gjithmonë do ja dhuroja Messi-t, i cili është si një vëlla për mua”.

“Edhe Benzema është i mirë, që nga largimi i Ronaldo-s, ai e ka mbajtur barën e Real Madrid-it mbi supet e tij”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore