Sport

E fitoi Ligën e Evropës, Sevilla rinovon kontratën me trajnerin e tyre


Klubi i Sevilla-s e ka rinovuar kontratën me trajnerin e tyre, Jose Luis Mendilibar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi andaluzian, të cilët treguan se e kanë vazhduar kontratën me trajnerin e tyre edhe për një vit tjetër.

“Jose Luis Mendilibar rinovohet si trajner i Sevillas deri në qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Trajneri spanjoll erdhi te Sevilla në një nga momentet më të vështira të tyre që ka qenë në 20 vitet e fundit.

Ai e mori drejtimin e klubit kur Sevilla ishte afër zonës së rënies në tabelën e La Liga-s, por arriti ta këndellë, madje së fundmi e fituan edhe Ligën e Evropës, duke e mposhtur në finale Romën.

Kujtojmë që Luis Mendilibar gjatë karrierës së tij ka drejtuar vetëm klube spanjolle, mes të cilave janë: Alaves, Eibar, Levante, Osasuna, Athletic Bilbao, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore