
Edhe një tjetër finale, edhe një fitore për vendasit.
Në shtëpinë legjendare të Xhudos, në Nippon Budokan, Aaron Wolf i Japonisë arriti fitoren në kohën e artë.
Në kategorinë 100kg, përballë, ai kishte koreanin CHO Guham.
Pas 5 minutave e 35 sekondave lojë, me një O-uchl-garl, arriti fitoren për të siguruar medaljen e artë.
Medaljen e bronztë e arritën Jorge Fonseca i Potugalisë dhe Niiaz Iliasov i Komitetit Olimpik Rus.
/Albanianpost.com