Lajme

Dyshohet se mori ryshfet, arrestohet një zyrtar policor në Prishtinë


Ilustrim

Një zyrtar policor është arrestuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës pasi dyshohet se ka pranuar ryshfet në vlerë prej 50 eurove nga një qytetar.

“Në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësi ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro nga një i dyshuar, në mënyrë që të ia kthente librezën e qarkullimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas, zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja ka dorëzuar qytetarit librezën e qarkullimit.

Po ashtu është informuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe me autorizim të tij janë ndërmarrë veprime tjera të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe intervistimin e personave të involvuar në këtë çështje.

“Me udhëzim të prokurorit kujdestar, zyrtari policor është dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin për veprën penale ‘Marrje e ryshfetit’, ndërsa qytetari i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie e ‘ryshfetit’ është proceduar në procedurë të rregullt”.

Hetuesit e IPK-së me datën 30.04.2022, kanë dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qytetarit për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore