Lajme

Dyshohet për bombë në Spitalin e Pejës


Spitali i Pejës.

Në Spitalin e Pejës është duke u dyshuar për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se Policia është në vendin e ngjarjes, teksa njerëzit janë larguar.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie”.

Në Spitalin e Pejës është duke u pritur që të arrij edhe njësiti për deminim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore