Shqipëria

Dy vite nga agresioni rus, Spiropali: Përulemi para sakrificës së Ukrainës


Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në manifestin e zhvilluar në Tiranë për dy-vjetorin e agresionit rus në Ukrainë u shpreh se bota sot po njeh një luftë të re të paprecedentë.

Ajo tha se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që i është bashkuar vullnetit për të vendosur sanksione ndaj agresionit. Po ashtu ajo theksoi se Shqipëria ka ngritur zërin dhe në Këshillin e Sigurisë.

“Rusia ka shpërthyer një luftë të re, të padrejtë dhe totalisht mizore. Perdja e re e hekurt është aty, pasi fantazia dhe tmerri i luftës është real. Vdekja vjen për një faj të vetëm, viktimat i përkasin një kombi tjetër, që ka vendosur të jetojë në një mënyrë tjetër, duke parë nga perëndimi dhe me shpinë nga e shkuara”.

Spiropali theksoi se “ne e njohim këtë sakrificë të Ukrainës dhe i përulemi asaj”.

“Është e vështirë që të kuptohet drama dhe tragjedia që po ndodh aty”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore