Gatimi

Dy receta për sallatën e verës


Sallatë me ton dhe oriz

Sallatat janë ushqimet që preferohen më shumë gjatë verës, kjo për faktin se janë të lehta dhe të mbushura me vitamina dhe proteina. Këtu janë dy receta për përgatitjen e sallatave që janë shumë të shijshme dhe nuk ju marrin shumë kohë.

Sallat pule
Përbërësit:

300 g pulë të zier, të grirë

3 lugë majonezë

1 lugë lëng limoni

1/4 lugë çaji piper

2 lugë bajame të zbardhura të grira

1 selino, e grirë imët

Përgatitja:

Skuqini lehtë bajamet në një tigan. Kujdes sepse digjen shpejt. Në një enë me madhësi mesatare, përzieni majonezën, lëngun e limonit dhe piperin. Shtoni pulën e gatuar, bajamet dhe selinon. Pastaj përziejini.

Sallatë me ton dhe oriz
Përbërësit:

3 kanaçe ton

300 gr oriz

50 g ullinj

150 g kumbulla të thata

100 gr arra te bluara

Pak shafran

Piper për shije

Pak uthull dhe vaj

Përgatitja:

Ziejeni orizin në ujë me kripë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Rregullojmë në një enë një rresht me oriz, një rresht ton, një rresht ullinj të grirë, kumbulla të thata të grira dhe arra. Shtoni erëza sipas shijes dhe përziejini lehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore