Lajme

Dy nxënës goditen nga rryma elektrike në shkollën “Faik Konica”


Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë.

Në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë dy nxënës janë goditur nga rryma.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për AP.

Tutje ajo shtoi se personat janë duke marrë shërbimet shëndetësore të nevojshme.

“Personat janë dërguar për tretman mjekësor”.

Ndërsa nga institucionet kompetente rasti ka filluar të hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore