Zgjedhjet në Shqipëri

Dy fotografi dhe një e vërtetë për Beratin


Problematikat që i ka qyteti i Beratit janë të shumta, thonë në Partinë Demokratike.

Në Partinë Socialiste, vlerësojnë se gjatë qeverisjes kanë arritur shumë gjëra dhe kanë zgjidhur akoma më shumë problematika.

Këto janë dy fotografitë për Beratin. Si qark dhe si bashki. E vërteta është një dhe e ndërmjetme.

Qarku është një nga më të vegjëlit e Shqipërisë. Por, ka numrin më të madh të atyre që largohen.

Dy burimet kryesore të financimit janë bujqësia dhe turizmi.

Megjithëse në dy vitet e fundit ka rënie të shkallës së papunësisë, ka rënie edhe të punësimit.

Rritje ka vetëm shkalla e mosaktivitetit. Investimet rriten, ndërsa qyteti tkurret.

Qarku dhe bashkitë, si gati të gjitha qarqet dhe bashkitë e vendit, udhëhiqen nga Partia Socialiste.

Socialistët udhëheqin edhe me Shqipërinë, në dy mandatet e fundit.

Tani përpara tyre dhe opozitës në formën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë zgjedhjet e 25 prillit.

Paçka se janë në nivel qendror, ato shihen si mundësi e mirë për adresimin e çështjeve me rëndësi për banorët.

Nga 180 mijë votues të regjistruar, në këtë qark votojnë mesatarisht 80 mijë.

Dhe, vota e tyre më 25 prill mund t’i japë drejtim të ri, ose ta ruajë atë aktual.

Ky është një rrëfim përmbledhës për Beratin qytetar dhe atë politik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore