Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, ka deklaruar se forca politike që përfaqëson nuk do të rreshtohet krah kryedemokratit Lulzim Basha apo Komisionit të Rithemelimit që përfaqësohet nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha.
Kjo, sa i takon zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.
Sipas tij, këtij vendimi i janë bashkangjitur edhe aleatët Fatmir Mediu apo Dashamir Shehi.
“Ne kemi marrë një vendim si Partia Agrare Ambientaliste në konsultë me aleatët e vegjël të cilët nuk kanë të gjithë të njëjtin qëndrim. Të njëjtin qëndrim me ne kanë zoti Mediu dhe Shehi. Mendojmë që të mos bëhemi aleatë me asnjë nga palët në zgjedhjet vendore për arsye se nëse bëhemi aleatë me një grup i shërbejmë përçarjes dhe jo bashkimit”, ravijëzoi Duka.
Duke iu kthyer vendimit, kryetar i PAA-së sqaroi se ky vendim është marrë për të mos ndikuar në vendosjen e mazhorancës pas procesit zgjedhor në PD.
“Nuk mund të jem sepse nëse do të kishte një kandidat të përbashkët dhe do të binim dakord të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe aleatët e vegjël, të bënim një farë gare brenda opozitës dhe nëse do parapëlqehesha unë, mund ta merrja në konsideratë”.
I pyetur në lidhje me shpërthimin në banesën e të vëlllait kreut të FSHF-së, Agron Duka ngre dyshime për autorin.
“U tremba të them të drejtën. Sapo mora një SMS sepse kam qenë atë natë në një emision. Në fillim janë ato impresionet e para mos kanë gjë nga njerëzit, po pasi mora vesh që s’ka ndonjë problem, isha më i qetë”, nënvizoi ai në përmbyllje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani
-
Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, PD dorëzon nismën ligjore
-
Pjesë e grupit kriminal, GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-shoferit të Ministrisë së Brendshme
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?