Sport

Duka: Ndeshja ndaj Çekisë do të jetë vendimtare për kualifikim në Evropian


Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë së fundmi një intervistë për “fshf.org”, ku ka analizuar disa tema mjaft të rëndësishme, duke nisur me Kombëtaren A.

Në muajin shtator, kombëtarja shqiptare do t’i ketë dy ndeshjet kryesore në rrugën për kualifikimin në Kampionatin Evropian, ku do të përballet me Republikën Çeke dhe Poloninë.

Kreu i FSHF-së ka thënë se këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për takërkuar kualifikimin, derisa në një farë mënyrë i ka dhënë më shumë rëndësi ndeshjes ndaj Çekisë.

“Janë dy ndeshje shumë deçisive, Çekia është ‘kapo’ i grupit dhe Polonia është pretendenti për të qenë në vendin e parë ose të dytë. Ne gjithashtu. Besoj se shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’”, tha Duka.

“Por nuk do të më pëlqente të thoja dy finale, do të thoja një. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Çekia është në një moment euforik, të mirë. Ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit në Moldavi. Ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup”, shtoi ai.

“Ne duhet të shkojmë aty për t’i sfiduar ata në Çeki. Për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar apo barazuar ndeshjen. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Evropian”, tha mes tjerash i pari i FSHF-së.

Shqipëria mori dy fitore në muajin qershor, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe, suksese këto që aktualisht e pozicionojnë në vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia e vendit të dytë dhe një më shumë se Moldavia e vendit të tretë.

Duka i komentoi edhe dy ndeshjet e qershorit, duke iu dhënë një rëndësi shumë të madhe fitoreve, duke thënë se në këtë grup nuk ka asnjë ekip të dobët.

“Kanë qenë dy nga ndeshjet më të rëndësishme të grupit sepse konsiderohen si të lehta në letër ose ekipet në përgjithësi kanë një lloj nënvlerësimi”, theksoi Duka.

“Por në këtë grup asnjë ekip nuk është i dobët dhe fatmirësisht ekipi ynë e kaloi me sukses, duke i vlerësuar maksimalisht të dy kundërshtarët, me një paraqitje të mirë dhe me një rezultat pozitiv”.

“Nëse do të kthehemi dhe të shohim rezultatet, fatmirësisht nuk pësuam atë që pësoi Polonia në Moldavi. Por me gjithë optimizmin, frymën e mirë, kënaqësinë e lojtarëve dhe tifozëve, në një lloj mënyre, kemi bërë vetëm detyrën për të shkuar aty ku duhet të shkojmë”

“Që të shkojmë në Evropian duhet të bëjmë akoma edhe më mirë në shtator. Nëse nuk bëjmë mirë në shtator, atëherë do të rrëzojmë edhe punën që kemi bërë në qershor”, tha mes tjerash Armand Duka.

Intervista e plotë e Dukës për FSHF-në.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore