Përballje

Dubois e quan veten “gladiator”, Joshau i zemëruar pas humbjes


“Gladiator” e ka quajtur veten boksieri Daniel Dubois pasi e ka shkatërruar yllin anglez të boksit Anthony Joshua.

“Jam një gladiator. Ishte një rrugë e gjatë, jam i lumtur që jam në këtë pozitë. Dua të jem në majë të sportit, Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha Dubois.

“E falënderoj familjen time dhe ekipin që më ndihmoi të jem i gatshëm sonte. Është  koha ime, nuk do të ndalem pa shfaqur gjithë potencialin tim”, shtoi.

Ndërkaq Joshua i ka dhënë merita ekipit kundërshtar për suksesin që e arritën, duke theksuar se “ne u munduam që të arrijmë sukses por nuk ia dolëm”.

“Ju e dini, jam i zemëruar por do të mbajë qetësinë dhe do të tregojë respekt për kundërshtarin tim”, tha Joshua.

“Para se të vija këtu, unë gjithmonë i thosha vetes se do të jem një luftëtar për gjithë jetën. Ne nuk ia dolëm por do të provojmë sërish”.

“Bëra shumë gabime. Aq i zemëruar sa jam, kjo është çfarë ka ndodhur”, përfundoi britaniku.

Dubois ka shkëlqyer duke ia shkaktuar Joshuas njërën prej humbjeve më të rënda në karrierë. Ai mbrojti titullin e botës në versionin IBF.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore