
Dubai po planifikon të ndërtojë xhaminë e parë në botë të printuar në 3D, e cila do të jetë gati në fillim të vitit 2025.
Departamenti i Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse të Dubait (IACAD) njoftoi se ndërtimi i xhamisë 2,000 metra katrorë në Bur Dubai do të fillojë në tetor dhe pasi të përfundojë, xhamia do të “strehojë” 600 besimtarë.
Printimi 3D i strukturës së ndërtesës do të marrë afërsisht katër muaj për t’u përfunduar me 12 muaj të tjerë për të përshtatur plotësisht objektet e xhamisë.
Tre punëtorë do të përdorin pajisjen që do printojë dy metra katrorë në orë.
Nisma synon të pozicionojë Dubain në krye në fushën e teknologjisë së printimit 3D deri në vitin 2030.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant