Stil

Dua Lipa rrit temperaturat në Shqipëri


“Dua Lipa i çon lart temperaturat veshur me bikini, ndërsa shijon bregdetin në Shqipëri me të dashurin Anwar Hadid dhe familjen”, shkruan Daily Mail për vizitën e këngëtares në Shqipëri.

Artikulli nis me një video të Dua-s, ku ajo shfaqet në top-formë, teksa shijon rrezet e diellit.

Artistja 25-vjeçare publikoi videon në Instagram. Ndërsa çlodhej në shezlong, e zhvendos pak kamerën mbi trupin e saj të palestruar.

Menjëherë, e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj u përqendrua te pamja e saj elegante, teksa shfaqi gjithashtu koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve të krahëve.

Duket qartë, nga fotografitë e postuara të të dashurit Anwar dhe babait të Duas, Dukagjin Lipa, 52 vjeç, se ata po e shijojnë udhëtimin e tyre familjar në Shqipëri, pasi Dua ndau një foto të tyre duke u përqafuar.

Dukagjin-i shihet, po ashtu, duke pozuar me nënën e Duas, Anesa, 49-vjeçare, e cila dukej mahnitëse veshur me një fustan të kuq me lule.

Artistja e hiteve gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u takua edhe me bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin inspektuan dhe punimet në një kopsht fëmijësh, pjesë e nismës së kësaj bashkie.

Bëhet fjalë për kopshtin e dëmtuar gjatë tërmetit në 2019-ën dhe është rindërtuar përmes patronazhit të Dua’s Sunny Hill. Aty do të strehohen 300 fëmijë, kur të rihapet në shtator.

Po ashtu ajo u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë-kosovarë, të cilët u larguan prej konfliktit dhe paqëndrueshmërisë politike në Ballkan.

Këngëtarja dhe vëllai i vogël i motrave modele, Bella dhe Gigi Hadid, filluan lidhjen në qershor 2019 dhe, që nga ajo kohë, u kanë ofruar fansave pak nga romanca e tyre në mediat sociale.

Duke folur mbi romancën e saj me Anwar për revistën Rolling Stone, ylli tha: “Ndihem shumë komode në marrëdhënie, më shumë se çdo tjetër”.

Dua gjithashtu zbuloi se si çifti kaloi një pjesë të vitit 2020, duke u izoluar në fermën familjare të Anwar në Pensilvani.

Këngëtarja pranoi se e donte ritmin e qetë të jetës dhe gjithashtu shfrytëzoi rastin për të përmirësuar aftësitë e saj në kalërim.

Ajo u shpreh: “Më pëlqen të zgjohem rreth orës 09:00-9:30, të bëj dush, të vishem, të ha pak mëngjes, të nxjerr qenin në një shëtitje të gjatë, bëj ca yoga, bëj drekë, rri, shikoj një film, luaj me kafshët “.

Artistja e hitit “One Kiss” gjithashtu foli për të dashurin Anwar në një botim të fundit të revistës “Vogue”, duke thënë se ajo “përpiqet të ekuilibrojë ngazëllimin dhe dashurinë”, duke e mbajtur romancën e tyre larg syve të kureshtarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore