Muzikë

Dua Lipa komplimentohet në Kroaci e ironizohet në Serbi pasi përshëndeti të pranishmit në gjuhën serbo-kroate


Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e popullaritet ndërkombëtar, Dua Lipa ka bërë bujë gjatë një koncerti të mbajtur në Kroaci.

Artistja, yll i dhjetëra hiteve që thyen rekorde në platformat e Spotify e YouTube, i ka përshëndetur të pranishmit në gjuhën serbokroate me qëllim të entuziazmimit të publikut përgjatë koncertit që po mbahej në Pulë të Kroacisë.

E ky lajm mori hov të madh, si në Kroaci ashtu edhe në Serbi – por trajtimi, dallon shumë.

Mediumet kroate raportuan mbi anët pozitive të performancës dhe atmosferës elektrizuese që mbretëroi përgjatë koncertit, derisa përshëndetjen në gjuhën serbokroate e paraqitën si shenjë mirësjelljeje.

“Dua Lipa emocionoi kroatët me një thirrje në koncertin e së dielës në Pulë, dhe pamjet vazhdojnë të shpërndahen në rrjete sociale. ‘Hajde njerëz’ ka bërtitur këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare në mes të performancës së këngës ‘Be the One’, me të cilën u bë e famshme në fillim të karrierës”, ka shkruar mediumi i njohur kroat “index.hr”.

Por, për dallim nga Kroacia, mediat serbe mbi këtë koncert është raportuar me nota negative dhe urrejtjeje.

“Këngëtarja më e urryer shqiptare ka folur në serbisht! Kaos në koncertin në Kroaci”, ishte titulli që është përdorur nga mediumi serb “alo”.

Në anën tjetër, mediumi “telegrafi” po ashtu serb, ka shkruar se “këngëtarja me origjinë nga Kosova, që e urren Serbinë, ka performuar në Kroaci dhe iu adresua audiencës në gjuhën tonë”.

@nemanja_grgic

@Dua Lipa saying “Ajmo ljudi” in my language is just what I needed in my life 🥰🥰🥰🫶🫶🫶 #dualipa #concert #pula #croatia #bestnightever

♬ original sound – Nemanja_Grgic

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore