
Pas një pauze dyvjeçare, festivali “Sunny Hill” u rikthye me një zhurmë të madhe.
Ndërsa mbi 20 mijë fansa ishin mbledhur për të parë nga afër performancën e yllit shqiptarë me famë botërore, Dua Lipa.
Skena e madhe shfaqi një formacion solid artistësh si: Elvana Gjata, Yll Limani, Kida etj., për t’i lënë radhën yllit kryesor, krijueses së hitit “Levetating”.
E veshur e tëra në rozë, e shoqëruar nga valltarët e saj, Lipa e çoi performancën dhe prodhimin në një nivel tjetër me rutinat e saj të kërcimit.
Fansat ishin dëshmitarë sesi ajo eci në skenë nga njëri skaj në tjetrin, duke i dhënë një pamje nga afër të gjithëve që qëndruan përballë për orë të tëra për të parë këngëtaren.
“Physical”, “One Kiss” dhe “Levitating”, ishin vetëm disa nga këngët që ajo i këndoj bashkë me turmën.
Në të cilën tha se ndihej e lumtur dhe krenare që është rikthyer në shtëpinë e saj.
Këngëtari kolumbian, J Balvin, DJ Diplo dhe reperi Skepta, do të jenë disa nga emrat e njohur ndërkombtarisht që do të përkujdesen për argëtimin e fansave, gjatë ditëve në vijim.
Rikujtojmë që “Sunny Hill Festival” ka filluar më 4 gusht do të vazhdoj deri të dielën.
/Albanianpost.com