Përballje

Drita, Gjilani dhe Malisheva me fitore dramatike në Superligën e Kosovës


Ndeshjet në superligën e Kosovës ishin dramatike dhe të befasishme.

Dueli mes Ulpianës dhe Gjilanit përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, por 45 minutat e para ishin në favor të Ulpianës.

Për të marrë epërsinë, Ulpiana kanë shënuar në minutën e 45-të me anë të Egzon Qerimit.

Në pjesën e dytë, Gjilani rrezikonin portën më shpesh, dhe në minutën e 64-të, Albert Dabiqaj arriti të shënojë golin e barazimit për Gjilanin.

Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 86-të, heroi i Gjilanit, Gerhard Progni, arriti të shënojë për fitore nga një kënd tejet i vështirë nga gjuajtja e lirë.

Gjilani radhiten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Ulpiana janë në vendin e shtatë me 16 pikë.

Në anën tjetër dueli mes Dritës dhe Drenicës ka përfunduar me një fitore dramatike të gjilanasve.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, po gjithçka ndryshoi në pjesën e mbetur të ndeshjes ku Drita ishin më dominant.

Pas mundësive të shumta, Drita nuk ishin në gjendje të gjenin golin deri pak minuta para vërshëllimës së gjyqtarit.

Në minutën e 89-të, para përfundimit të ndeshjes, Marko Simonovski arriti të shënonte për fitoren e gjilanasve.

Drita radhiten në pozitën e dytë me 25 pikë, ndërsa Drenica janë në vendin e katërt me 20 pikë.

Ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Malisheves ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Malisheva ka befasuar Feronikelin duke i mposhtur ata në minutat e fundit të ndeshjes.

Dueli ishte i baraspeshuar me mundësi të shumta, por me pak gola.

Në thuajse posedimin e fundit, në minutën e 93-të, Malisheva gjeti golin e fitores me anë të Sobëale.

Malisheva radhiten në pozitën e tetë me 15 pikë, kurse Feronikeli janë në vendin e fundit me 10 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore