Sport

Drita fiton minimalisht derbin përballë Prishtinës


Dy sfidat e ditës së shtune në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me pak gola.

Ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dueli ishte i baraspeshuar dhe me mundësi për të dy skuadrat, por në fund Drita shfrytëzoi më mirë mundësitë që kishte.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 41-të, me anë të Kastriot Selmanit.

Momentalisht, Drita radhitet në pozitën e parë me 60 pikë, por një ndeshje më shumë se pozita e dytë, ku janë Ballkani.

Ndërsa Prishtina janë në pzoitën e katërt me 41 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore