Sport

Dries Mertens, pas gati nëntë vitesh mund të lërë Napoli-n


Dries Mertens, golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës së Napoli-t, mund të lërë italianët në fund të sezonit.

Belgu ka shënuar 142 gola në 378 paraqitje, deri më tani me fanellën e kaltër. Ai ka parakaluar legjanda si Marek Hamsik-u (121) dhe Diego Armando Maradona-n (115).

34-vjeçari sezonet e fundit është kthyer në një nga pikat kyçe të skuadrës së Napoli-t. Kontrata e tij në “Diego Armando Maradona” përfundon në fund të këtij sezoni.

Ashtu dhe si dhe kapiteni i Napoli-t, Lorenzo Insigne, që përfundon kontratën në verë, për të dy lojtarët nuk ka shenja rinovimi në sfond.

Insigne pritet të largohet në drejtim të MLS, ku Toronto i ka ofruar një pagë “faraonike” prej rreth 12 milionë eurosh në sezon.

Në ndryshim nga kapiteni, Mertens-i pritet të bëjë prapakthim. Belgu ka një ofertë nga PSV Eindhoven-i. Skuadër të cilën e la nëntë vite më parë, për t’u bashkuar me Napoli-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore