Lajme

Dreshaj: Dështim në Shëndetësi, ikja e mjekëve s’po e shqetëson Qeverinë


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Përveç shëndetësisë e cila konsideron që është në gjendje shumë të keqe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj është shprehur se kjo qeveri nuk është duke treguar performancë të mirë në asnjërin dikaster menaxherial.

Dreshaj, përmes një konference për media ka theksuar se ikja e personelit shëndetësor në Kosovë duhet të jetë mjaft shqetësuese për ekzekutivin.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklime, të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermier vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik) Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese”.

Teksa ka theksuar se shëndetësia në Kosovë, është duke u përballur edhe me një “sërë mungesash”.

“Mungese Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për Sigurimet Shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve ne rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës”.

“Asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te ShSKUK”, deklaroi Dreshaj.

Ndërsa ka përmendur edhe disa nga prioritetet e AAK-së për të dalur nga kjo situatë që e ka kapluar Kosovën.

“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim) Masat parandaluese qe mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, qe te kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar ne Oden e Mjekeve”.

“Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohe. Decentalizimi i SHSKUK-se. QKUK të jetë institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse ShSKUK te menaxhoj shërbimet administrative te spitaleve regjionale. Trajnimet e vazhdueshme profesionale subspecialistike”.

Ndërsa, sipas tij është e rëndësishme që të ketë edhe përmirësim të kushteve të punës.

“Përmirësimi i kushteve te punës. Mungese e Ligjit unik për sigurime shoqërore (sigurimet shëndetësore, pensionale, invalidore, te lehonisë, dhe jetësore). Riorganizimi i shëndetësisë. Riorganizimi i SHSKUK (QKUK, Spitale rajonale) Riorganizim i raportit të QKUK-Fakulteti i Mjekësisë. Funksionalizimi i Mjekësisë Familjare (mungesa e specialisteve ne QKMF bazuar ne UA)”.

Ndryshe, shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Inspektorati Shëndetësor, institucionet më të rëndësishme për funksionimin e shëndetësisë në Kosovë, vazhdojnë të jenë institucione që operojnë vetëm me ushtrues detyre apo edhe pa udhëheqje fare.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), funksion me ushtrues detyre qysh nga muaji janar, ndërsa fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka mbetur pa drejtor qysh nga viti i kaluar.

Për shkak të mos-emërimit të një kryeinspektori edhe Inspektorati Shëndetësor Funksionon me ushtrues detyre që nga 23 dhjetori.

Më 26 prill, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte emëruar bordin e ShSKUK pas një muaji mungesë.

Pas propozimit të Vitisë, Qeveria miratoi bordin e ri të SHSKUK-së.

Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i kishte skaduar mandati më datë 27 mars 2023.

Bordi i cili është emëruar më datën 27.03.2020, e të cilit i kishte skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Opozita vazhdimisht e kishte kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mosemërimin e bordit të ri të SHSKUK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore