Lajme

“Drejtësi e vonuar dhe një jetë e humbur” – Kurti komenton lirimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje


Albin Kurti

Të martën Gjykata Themelore në Prishtinë, ka liruar të akuzuarit për sulmin në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016, të gjithë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Sipas tij arrestimi i aktivistëve të cilët tashmë janë shpallur të pafajshëm ka qenë një ndër përpjekjet e mëdha për ta eliminuar Lëvizjen Vetëvendosja nga skena politike.

“Sot, 6 vite më vonë aktivistët tanë shpallen të pafajshëm ndaj kësaj akuze. Ndonëse drejtësi e vonuar, megjithatë duhet përshëndetur për vendimin meritor final”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.

Për të parin e ekzekutivit vendimi për t’i shpallur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, përpos se ka qenë një vendim i vonuar ka rezultuar edhe me një jetë të humbur.

“Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘Drejtësi për Astritin’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë”.

Prandaj, ka shtuar më tej Kurti, përgjegjësit e rastit Dehari duhet të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik.

Lirohen nga akuzat ish-aktivistët dhe aktivistët e VV-së për sulmin në Kuvend

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore