
PSG u përballë me Bayern Munich-un në “Allianz Arena” për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Kylian Mbappe shënoi dy gola, ne atë fitore 2-3 të parizienëve.
Dy golëshi i Mbappe-s dhe goli i kapitenit, Marquinhos i dhanë avantazhin në ndeshjen e parë PSG-së, që gjithashtu pësoi dy gola nga vendasit. Ish lojtari i PSG-së, Eric Choupo Moting-u dhe Thomas Muller-i shënuan për Bayern-in.
Paraqitja e francezit Mbappe, vijon të jetë me ritme të larta. Ai e tregoi më së miri kundër Barcelona-s, me katër golat e shënuar në të dy ndeshjet. Po ashtu ai e tregoi dhe kundër Bayern-it.
Julian Draxler-i, mesfushori gjerman i PSG-së i ka thurur elozhe bashkëlojtarit të tij, pas ndeshjes.
“Kjo është ajo për të cilën ai është atje, sepse ai ka cilësinë si askush tjetër në botë, ne kemi nevojë për shpejtësinë e tij dhe kur ai ka shansë, shënon dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme për ne dhe sidomos sonte (të mërkurën)”, tha Draxler-i për BT Sport.
PSG-ja si ekip udhëtues, kishte që nga 1994 që nuk fitonte kundër Bayern-it, në Ligën e Kampionëe.
“Kishim shumë për të bërë sonte (të mërkurën) sepse mënyra sesi ata luajnë është vërtet e rrezikshme me ose pa Lewandowski-n”.
“Do të jetë e njëjta punë e vështirë në ndeshjen tjetër kundër tyre. Ne do të luajmë në shtëpi, në Paris dhe do të përpiqemi të fitojmë dhe të kalojmë në raundin tjetër”, shtoi gjermani.
Albanianpost.com