Përballje

Dramë në Karagaç, Peja fiton përballë Teutës


Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar në Pejë në kuadër të Ligës Unike.

Pejanët ishin nikoçir të Teutës në Palestrën Sportive Karagaçi.

Ndeshja e sontshme ishte shumë interesante dhe prodhoi shumë spektakël, me Pejën që vetëm në sekondat e fundit arriti fitore.

Pejanët ishin më të mirë në çerekun hapës të takimit, por një ecuri shumë e mirë në çerekun e dytë i dërgoi durrsakët në epërsi në pushimin mes pjesëve.

Epërsinë e mbajtën edhe në periudhën e tretë, duke iu drejtuar fraksionit mbyllës të ndeshjes me rezultat pozitiv.

Mirëpo, një seri 12-2 në fund i ndihmoi shumë pejanëve, që dolën në epërsi, të cilën e ruajtën deri në fund.

Në fund, takimi u mbyll me vetëm dy pikë epërsi në të mirë të Shqiponjave, me Pejën që fitoi me rezultat 103-101.

Me këtë fitore, Peja ngjitet në krye të Ligës Unike me 14 pikë, derisa Teuta mbetet në vendin e tretë me 12 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore