
Borussia Dortmund ka fituar takimin e javës së 25 në Bundesliga duke rimarr përkohësisht kreun e renditjes. Verdhezinjtë triumfuan në “Signal Iduna Park” 6-1 përballë Koln-it.
BVB shënoi katër herë brenda pjesës së parë. Serinë e golave e hapi portugezi, Raphael Guerreiro në minutën e 15. Më pas, dy minuta më vonë sulmuesi Sebastian Haller dyfishoi rezultatin për vendasit.
Në minutën e 32, kapiteni Marco Reus realizoi golin e tretë për Dortmund-in. Katër minuta pas golit të gjermanit do të ishte radha e holandezit, Donyell Malen për të shënuar.
Davie Selke do të shënonte për miqtë nga Koln në minutën e 42.
Në pjesën e dytë, Dortmund do të gjente edhe dy herë të tjera rrjetën me dyshen Haller – Reus (69’, 70’).
Me fitoren e arritur, Dortmund ngjitet në krye të Bundesliga-s me 53 pikë. Një pikë me shumë se Bayern Munich i vendit të dytë. Por, bavarezët kanë një ndeshje më pak. Ata do të luajnë të dielën përballë Bayer Leverkusen në transfertë.
Koln ka 27 pikë dhe gjendet në vendin e 13 në renditje. Janë vetëm gjashtë pikë që i ndajnë ata nga zona e nxehtë e rënies nga kategoria.
Renditja e Bundesliga:
Rezultatet e javës së 25 në Bundesliga:
Borussia Monchengladbach 2-2 Werder Bremen
Hoffenheim 3-1 Hertha
Augsburg 1-1 Schalke 04
Stuttgart 0-1 Wolfsburg
Bochum 1-0 Leipzig
Të dielën do të luhen sfidat e mbetura të javës së 25 në Bundesliga:
Union Berlin – Eintracht Frankfurt (ora 15:30);
Bayer Leverkusen – Bayern Munich (ora 17:30);
Mainz – Freiburg (ora 19:30).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog