Përballje

Dortmund, Leipzig dhe Evropa – Bundesliga luan në mesjavë


Bundesliga e nisi javën e 16-të me 16 gola në vetëm katër ndeshje të martën.

Sonte, kjo javë mbyllet me pesë ndeshjet tjera që janë në program.

Me fitoren përballë Stuttgart, Bayern-i e siguroi mbylljen e vitit në vendin e parë, pra ajo çfarë Dortmund-i mund të bëj, është ta mbaj nën presion skuadrën e Nagelsmann.

Verdhezinjtë luajnë ndeshjen më të lehtë të sezonit deri tani, të paktën në letër.

Në “Signal Iduna Park”, skuadra e Marco Rose-s pret Greuther Furth-in e vendit të fundit.

Greuther Furth pas 15 ndeshjeve, ka vetëm katër pikë, derisa javën që shkoi arriti vetëm fitoren e parë.

Dortmund në anën tjetër ndodhet në vendin e dytë dhe me një fitore e mban diferencën prej gjashtë pikëve me kryesuesit.

Në të njëjtin orar, 20:30, zhvillohen edhe tri ndeshje tjera.

Leipzig-u udhëton te Augsburg-i i vendit të 16-të, në tentativë për tu afruar me kundërshtarët që gabuan së fundmi.

Augsburg me një fitore do largohej nga zona e ftohtë.

Dy duele tjera për Evropën janë Bayer Leverkusen – Hoffenheim dhe Union Berlin – Freiburg.

Dita nis me ndeshjen Borussia Monchengladbach – Eintracht Frankfurt në orën 18:30.

Kështu mbyllet java e 16-të, derisa gjysma parë e sezonit mbyllet në fundjavë, me skuadrat që pastaj i drejtohen festave të fundvitit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore