Sport

Dortmund-i piketon dy qendërmbrojtës për të ardhmen


Borussia Dormund-it ka piketuar dy përforcimet e nevojshme për qendrën e mbrojtjes. Sipas gjermanes “Sport Bild”, dy lojtarët në fjalë janë Niklas Stark-u dhe Nico Schlotterbeck-u.

Aktualisht verdhezinjtë kanë tre lojtarë me përvojë në qender të mbrojtjes si, Mats Hummels-in, Manuel Akanji-n dhe Dan-Axel Zagadou-n.

Niklas Stark

Stark-u është 26-vjeç dhe aktivizohet në Bundesliga me skuadrën e Hertha-s së Berlinit.

Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të kalojë me parametra zero në “Signal Iduna Park”. Këtë sezon ai është paraqitur 13 ndeshje në kampionat.

Schlotterbeck-u është 22-vjeç dhe aktivizohet me Freiburg-un, po në Bundesliga.

Nico Schlotterbeck

Kontrata e 22-vjeçarit me klubin përfundon në verën e 2023 dhe sipas “Transfermarkt”-it ai vlerësohet rreth 13 milionë euro. Këtë sezon ai numëron 14 paraqitje dhe një gol në Bundesliga.

Në dallim nga Stark-u, Schlotterbeck-u aktivizohet edhe me Kombëtaren e Gjermanisë dhe është gati të hedhë një hap të madh në karrierë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore