Përballje

Dortmund-i mposht Mainz-in, futet në garën për titull


Borussia Dortmund-i ka marrë një fitore të madhe, teksa ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Mainz, me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e mbetur të javës së 25-të në Bundeliga.

Verdhezinjtë, sikurse në shumë ndeshje të fundit, edhe këtë herë u paraqitën me shumë mungesa në skuadër.

Pjesa e parë u karakterizua me pak raste për gol, me një lojë që kryesisht ishte e mbyllur nga të dyja skuadrat.

Edhe në fraksionin e dytë, skuadrat e kishin të vështirë të arrinin deri te mundësitë për të shënuar.

Por goli i vetëm i kësaj sfide u realizua në minutën e 87-të kur Axel Witsel shënoi pasi shfrytëzoi një top nga gjuajtja e lirë të dërguar nga Giovanni Reyna.

Me këtë sukses, Dortmund-i ngjitet në kuotën e 56 pikëve, katër më pak se kryesuesit e Bayern Munich-ut.

Ndërsa, Mainz ruan pozitën e dhjetë në tabelë me 34 pikë të arkëtuara pas 25 ndeshjeve të zhvilluara në Bundesliga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore