Sport

Dortmund gjen zëvendësuesin e Bellingham-it


Borussia Dortmund pritet që së shpejti ta trnasferojë mesfushorin e Wolfsburg-ut, Felix Nmecha-n.

Mesfushori gjerman, i cili mund të luajë edhe në të majtë të mesfushës, debutoi me kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren ndaj Belgjikës, sfidë që u luajt gjatë muajit mars.

22-vjeçari pati një sezon të mirë me skuadrën gjermane, i cili shënoi tre gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 30 ndeshje në Bundesliga.

Për lojtarin e lindur në Hamburg, interesohet edhe Manchester United. Por e ardhmja e tij pritet të jetë në “Signal Iduna Park”.

Nmecha cilësohet si zëvendësuesi i Jude Bellingham nga nënkampionët e Gjermanisë, të cilët po merren me detajet e fundit të transferimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore