Dorëzohet kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës lidhur me festivalin “Sunny Hill”

Të mërkurën e 12 tetorit është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, në lidhje me lejimin që të mbahet Festivali “Sunny Hill” në Parkun e mbrojtur të Gërmisë, nga 4 deri më 7 gusht të vitit 2022.
Këtë e ka bërë të ditur grupi “Qytetarë Aktiv” përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Qytetarët Aktivë konsiderojnë që zyrtarët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepër penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit (neni 338 i Kodit Penal), lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin (neni 340 i Kodit Penal), si dhe të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Qytetarëve Aktivë”.
Ky kallëzim penal është bërë ndaj nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Prishtinë, Ilirik Musliu.
Gjithashtu edhe ndaj Habib Qorrit, udhëheqës i sektorit për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, dhe Sabri Gashit, zyrtar për hapësira publike në Komunën e Prishtinës.
Komuna e Prishtinës kishte ndarë 150 mijë euro për organizimin e festivalit “Sunny Hill”.
17 hektarë tokë ishin ndarë për festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë
Ndryshe 17 hektarë tokë bujqësore në Bernicën e Poshtme ishin ndarë për festivalin “Sunny Hill”.
Me 26 pro, 19 kundër dhe 3 abstenime në seancën e Kuvendit Komunal ishte votuar pro dhënies së tokës së paluajtshme të komunës për këtë festival, për 99 vjet.
Opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar, ata kërkuan të ndryshohen disa pika.

“Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro. Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, kishte thënë asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.
Festivali “Sunny Hill” në tri vitet paraprake është mbajtur në Gërmi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Planet e zgjerimit të BE-së mund të testojnë nëse Unioni ende funksionon
-
Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi
-
Britania ka 18 muaj që zhvillon bisedime sekrete me Rusinë
-
Osmani shpreson që shtetet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën