Lajme

Dorëhiqen kryetarët e katër komunave veriore


Kanë dhënë dorëheqje katër kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ish-kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së tij është situata aktuale politike “e shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të pushtetit në Prishtinë”, të cilat sipas tij, kërcënojnë të drejtat themelore të njeriut të serbëve në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat e tjera në veri të Kosovës.

“Kjo dorëheqje është rezultat i detyrimit tim moral ndaj bashkëqytetarëve të mi që zgjodhën t’i përfaqësoj ata, zgjedh të jem me popullin tim dhe të luftoj me mjete demokratike për pozitën e bashkëqytetarëve të mi në këtë shoqëri jodemokratike. Gjithashtu, përveç cenimit të njeriut të drejtat e serbëve, ka pasur edhe shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Brukselit”, tha Radojeviç.

Po ashtu dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Gjithçka që duhet të dini për zhvillimet në Veri të Kosovës

Lista Serbe në Mitrovicën Veriore do të mbajë protestë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe suspendimit nga puna të drejtorit të policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriç, pasi refuzoi ta zbatojë vendimin për qortimin e atyre që vozisin targa ilegale.

Protesta vjen pas vendimit për t’u tërëhequr nga Qeveria e Kosovës, Kuvendi dhe nga Policia.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigjje për Albanian Post, iu ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë menjëherë, pa vonesa, vendimin për targat dhe t’i suspendojnë masat e shkallëzuara për qytetarët serbë.

Ndërsa zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, deklaroi se Aleanca përmes KFOR-it mbetet vigjilente dhe është e gatshme për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.

Thirrja e tij pas bisedës me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak ishte: “Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore