Sport

Donnarumma: Shpresoj që Milan-i ta fitojë kampionatin


Ish-portieri i Milan-it, Gianluigi Donnarumma, edhe pse nuk është më pjesë e kuqezinjve, ai ka treguar se prapë ish-klubi i tij ka mbetur në zemrën e tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, Donnarumma tha se ishte shumë i lumtur që Milan-i triumfoi përballë Inter-it dhe se shpreson që kuqezinjtë të dalin triumfues në fund.

“Jam i lumtur si po shkojnë gjerat në Milan, jam gëzuar shumë për derbin e fituar”, tha Donnarumma.

“Flas shpesh me Pioli-n dhe me ish shokët e skuadrës, shpresoj që të arrijnë deri në fund dhe të bëjnë një kampionat të madh si tani. Jam i lumtur për misterin, për tifozët dhe për Milan-in”, shtoi ish-portieri i Milan-it.

Tutje ai u ndal duke treguar përsëri se si erdhi deri te transferimi i tij në Paris, duke thënë se Milan-i nuk kishte bërë shumë për ta mbajtur atë.

“PSG më ka kërkuar prej vitesh dhe jam i lumtur që jam këtu. Te gjithë më fajësojnë mua por pa ditur se çfarë ndodhi nga ana tjetër”, tha portieri italian.

“Telefonata e fundit e Milan-it ishte për të më komunikuar se kishin blerë një tjetër portier dhe më pas shkoj kështu si shkoj. Jam i lumtur për Maignan, komplimente për paraqitjet e tij”, tha mes tjerash Donnarumma.

Kujtojmë që Donnarumma u transferua me parametra zero te Parisi, pasi që atij i skadoi kontrata në verën e vitit të kaluar.

Ai refuzonte të rinovonte kontratën me kuqezinjtë, pasi që ata nuk përmbushën kërkesat financiare, të cilat i kërkoi Donnarumma.

22 vjeçari numëron në total 251 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Milan-it, me të cilët debutoi në moshën 16 vjeçare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore