Euro 2020

Donnarumma: Betohem që nuk e kuptova që fituam


Portieri i Kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, ishte njeriu kryesor i finales së Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, pasi që përveç se shkëlqeu gjatë lojës, ai priti edhe dy 11-metërsha, gjatë ekzekutimit të penaltive.

Ish-portieri i Milan-it, e priti penaltinë e fundit të ekzekutuar nga anglezi 19-vjeçar, Bukayo Saka, por më pas reagimi i tij ishte sikurse nuk ndodhi asgjë, pasi që nuk festoi.

22-vjeçari u ndal duke komentuar këtë ngjarje interesante, e cila ndodhi në gjatë finales, duke thënë se nuk kishte ditur që Italia fitoi pas asaj penaltie të pritur nga ai.

“Betohem se nuk e dija që fituam. Pashë gjyqtarin që ishte gjithçka në rregull me penaltinë e pritur, por kur mu lëshuan shokët e skuadrës për të festuar, atëherë e kuptova që ne fituam. Më herët kur Jorginho humbi penaltinë, mendova se nuk do të fitonim më, por për fat të mirë ia dolëm”, tha Donnarumma.

Në fund, Italia u shpall kampion i Evropës, si dhe Donnarumma mori çmimin si lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian.

Ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Milan-it, pasi që nga sezoni i ri do të mbrojë portën e Paris Saint Germain.

Largimi i tij drejt kryeqytetit francez, erdhi me parametra zero, pasi që palët nuk arritën marrëveshje financiare për vazhdimin e bashkëpunimit.

Në fund Donnaruma tha se pavarësisht largimit, Milan-i do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Do jem gjithmonë tifoz i Milani-t, më pas do e them dhe unë versionin tim. Do jem gjithnjë kuqezi dhe i uroj çdo të mirë skuadrës”, përfundoi Gianluigi Donnarumma.

Kujtojmë që Donnarumma ishte pjesë e skuadrës së Milan-it që nga viti 2015, me të cilët debutoi qysh në moshën 16-vjçare.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore