
YouTube do të rikthej kanalin e ish-presidentit Donald Trump, më shumë se dy vjet pasi e pezulloi atë pas sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA.
Lëvizja pason veprime të ngjashme nga Twitter dhe Facebook në muajt e fundit, megjithëse Trump nuk ka rifilluar ende postimet në ato platforma.
“Ne vlerësuam me kujdes rrezikun e vazhdueshëm të dhunës në botën reale, duke balancuar mundësinë që votuesit të dëgjojnë në mënyrë të barabartë nga kandidatët kryesorë kombëtarë në prag të zgjedhjeve”, tha YouTube në një postim në Twitter.
1/ Starting today, the Donald J. Trump channel is no longer restricted and can upload new content. We carefully evaluated the continued risk of real-world violence, while balancing the chance for voters to hear equally from major national candidates in the run up to an election.
— YouTubeInsider (@YouTubeInsider) March 17, 2023
YouTube gjithashtu kishte çaktivizuar komentet nën videot në kanalin e Trump, të cilat duket se janë rikthyer të premten. Menjëherë pasi llogaria e tij u rivendos, një numër përdoruesish filluan të postojnë komente “mirë se erdhët përsëri” nën videot e vjetra.
YouTube që nga nëntori është platforma e tretë e madhe e rrjeteve sociale që i ka rikthyer Trump-it qasjen, por ish-presidenti ka vazhduar të postojë vetëm në platformën e tij, Truth Social.
Trump postoi një seri prej gjashtë videosh në Truth Social, duke përfshirë të shumta që përsërisnin pretendime të rreme se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin vjedhur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com