Stil

Don Xhon mohon pretendimet se “e kishin nxjerrë jashtë diskotekës” – sqaron videon virale në detaje


Një video e rep artistit, Don Xhoni, e cila u bë virale në rrjetin social TikTok, ndërsa ai shihej duke u larguar nga sigurimi i një diskoteke në Belgjikë e që në media u përshkrua si “largim pa dëshirën e artistit”, ka bërë që edhe ylli i hitit “Mafia”, të reagojë duke i mohuar pretendimet.

Rep artisti më i suksesshëm i momentit ka thënë se menaxheri i tij dhe organizatori i koncertit, kishin tentuar që ta largonin Don Xhonin nga ambientet e diskotekës në mënyrë që ai të mos përfshihej në një mosmarrëveshje që kishin anëtarët e stafit.

Fotografi e publikuar nga Don Xhoni në Instagram.

“Sqarim, sot në portale po qarkullon një video, ku e vërteta është se menaxheri Besart Muqolli dhe organizatori i mbrëmjes më kanë larguar në drejtim të dhomës së artistave”, ka shkruar Don Xhon në imazhin e publikuar nga vendi i ngjarjes.

“Pasi unë kam tentuar t’i qetësoj disa pjesëtarë të stafit tim në një mosmarrëveshje që kishin dhe në atë rast më kanë larguar menaxheri dhe organizatori duke menduar se po hy edhe unë në atë mosmarrëveshje. Në foto/video shihet menaxheri im (i rrumbullakuar në foto) së bashku me organizatorin që më largojnë në drejtim të dhomës që të mos përfshihem fare në atë rast”, ka shtuar ai.

Tutje, artisti i ka lutur mediat rozë që të mos shpejtojnë për të publikuar lajme në lidhje me të pa i verifikuar, siç thotë ai “me qëllim të tërheqjes së klikimeve”.

Don Xhon.

“I kërkoi mediave që para se të bëjnë një titull për të tërhequr klikime, të verifikojnë lajmin sepse sikur ata që kanë familje kam edhe unë, edhe çdo kush shqetësohet nga dezinformatat që nxjerrin. Respekt për organizatorin dhe menaxherin Besartin”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, të shtunën e 12 marsit, Don Xhon ka publikuar video projektin e ri muzikor të titulluar “Crypto”, i cili po vazhdon të pëlqehet nga audienca e gjerë e rep artistit, teksa kënga ka grumbulluar afro 2 milionë klikime në platformën, YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore