Lajme

Dollari barazon Euron pas 20 vjetësh


Historike për ekonominë botërore!

Pas thuajse 20 vjetësh, dollari amerikan ka arritur të barazojë monedhën e përbashkët evropiane, euro, ku këmbimi i fundit valutor i 11 korrikut u mbyll me këmbimin e 1 dollari kundrejt 1 euroje.

Hera e fundit kur diçka e tillë shihej, ishte shtatori i vitit të largët 2002, kur valuta evropiane ende ishte e re në treg dhe nuk ishte stabilizuar ende.

Përtej kësaj, sulmi i 11 shtatorit 2001 në kullat binjake në SHBA, shënoi edhe një rënie të madhe të ekonomisë amerikane, e cila u pësua më pas dy kriza ekonomike në fundvitet 2000 fillimisht e më pas në vitet 2010.

Por, tashmë, monedha amerikane është rikthyer bindshëm kundrejt euros dhe ka fituar terren përgjatë gjithë muajve të fundit.

Euroja u krijua në janar të vitit 1999 si një koncept i valutës së përbashkët brenda vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian. Për tre vite, ajo thuajse qëndroi si një monedhë “fantazëm”, për të filluar më pas qarkullimin në vitin 2002 dhe ngritjen në tregje, duke arritur edhe vlerën e 1.60 dollarëve amerikanë në periudha të caktuara.

Eurozona në fakt, ishte një fuqi e vërtetë ekonomike botërore, e rivalizuar vetëm nga paundi britanik, në vlerën e saj, përgjatë kohës.

Në tregun shqiptar po ashtu euro prej muajsh po pëson rënie të vazhdueshme, teksa dollari po rritet ndjeshëm.

Vlera e tyre në lek ndahet vetëm me një pikë momentalisht dhe në çështje ditësh mund të tejkalohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore