Film

Dokumentari “Thank You, Goodnight: The Bon Jovi Story” do të publikohet në prill të këtij viti


Shërbimi i transmetimit, Hulu së fundmi ka blerë dokumentarin “Thank You, Goodnight: The Bon Jovi Story” – dokumentar me katër pjesë që do të shfaqet premierë të premten e 26 prillit.

Ky është seriali i parë dokumentar në historinë e grupit me bashkëpunim të plotë nga të gjithë anëtarët e kaluar dhe të tanishëm – përfshirë frontmenin Jon Bon Jovi.

“Sado emocionuese të jetë historia e një talenti që ndodh një herë në jetë, është edhe më e rrallë që një legjendë si Jon Bon Jovi ta lë botën në momentet e tij më të cenueshme, ndërsa ai është ende duke i jetuar ato”, u tha në përshkrimin e Hulu.

Dokumentari do të përfshijë video personale 40-vjeçare, demo të papublikuara, tekste origjinale dhe “foto të papara kurrë më parë që kronikëojnë udhëtimin nga klubet e ‘Jersey Shore’ deri në skenat më të mëdha të planetit”.

“Seriali rijeton triumfet dhe pengesat, hitet më të mëdha, zhgënjimet më të mëdha dhe shumicën e momenteve publike të fërkimit”, thuhet tutje në përshkrim.

Dy prodhime kinematografike janë publikuar deri më tani për legjendën e muzikës –  “Bon Jovi: No End in Sight”, i vitit 2022 dhe “Bon Jovi: When We Were Beautiful” që u publikua në vitin 2009.

Jon Bon Jovi, 61 vjeç, u emërua “Personi i vitit 2024” nga MusiCares në tetor.

Ylli i rrokut do të nderohet nga organizata filantropike e Akademisë së Regjistrimit në përfitimin e tyre më 2 shkurt, të mbajtur dy ditë përpara ceremonisë së 66 të çmimeve “Grammy”.

Organizata, e cila ndihmon në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore për anëtarët e industrisë së muzikës, do të njohë përpjekjet humanitare të legjendës së muzikës me një ceremoni dhe koncert homazh.

Në nëntor, anëtari themelues i grupit, Richie Sambora tha se një turne ribashkimi i Bon Jovi nuk ishte jashtë diskutimit.

“Ka një dokumentar që po bëhet për grupin dhe gjërat në të cilat kam marrë pjesë, dhe njerëzit duan të vijnë të na shohin duke luajtur dhe do t’i bëjë të gjithë të lumtur. Mendoj se kemi shkruar shumë këngë që ndryshuan jetën e shumë njerëzve vetëm duke i lënë ata të kalojnë mirë. E di që kjo është ajo që më bëri muzika, më bëri shoqëri. Dhe shpresoj se mund ta reflektoj këtë në atë që bëj”, tha kitaristi.

“Pra, po, patjetër që mund të ndodhë,” shtoi ai për një ribashkim. “Është vetëm një çështje se kur të gjithë janë gati ta bëjnë atë. Do të jetë një lloj sipërmarrjeje e madhe dhe masive”.

Njoftimi për dokumentarin vjen në 40-vjetorin e publikimit të albumit të parë të vetëtitulluar të Bon Jovit, i cili arriti kulmin në vendin e 43 në tabelën Billboard 200.

Dy vjet më vonë, albumi “Slippery When Wet” i grupit shpërtheu, duke kaluar tetë javë në numrin 1 dhe duke shitur mbi 12 milionë kopje, me këngë hite si “You Give Love a Bad Name”, “Livin’ on a Prayer” dhe “Wanted”.

Grupi ka vendosur 13 albume në top 10 të Billboard 200.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore