Jetesë & Stil

Dokumentar mbi jetën e Kanye West


Një dokumentar mbi jetën e reperit më të famshëm Kanye West, do të transmetohet së shpejti në Netflix.

Kanye West ka nisur të filmojë çdo detaj të jetës së tij. Ky dokumentar pritet të shfaq të gjithë historinë e Kanye-t, që nga fillimi i karrierës së tij në Chicago, vdekja e nënës së tij Donda West, përpjekjet për t’u futur në industrinë e modës dhe garën presidenciale në vitin 2020.

A do të ketë ky dokumentar detaje rreth problemeve të shëndetit mendor të reperit? Kjo mbetet për tu parë! Në këtë dokumentar do të hidhet dritë edhe mbi divorcin e bujshëm me yllin e “KUWTK”, Kim Kardashian, ndaj platforma “Netflix” ka bërë të pamundurën ta blejë këtë dokumentar.

Sipas “Billboard”, Netflix ka shpenzuar më shumë se 30 milion dollarë për të blerë dokumentarin e Kanye West, i cili me siguri do të jetë ndër më të ndjekurit.

Rikujtojmë se më 19 shkurt, Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Reperi i famshëm, është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore