Lajme

Dogana në vitin 2021 grumbulloi 1.37 miliard euro


Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu

1.37 miliardë euro janë të hyrat që ka arritur t’i inkasoj në vitin 2021, Dogana e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu në një konferencë për media ka thënë se ky institucion ka tejkaluar pritshmëritë përkundër që ishte vit sfidues.

“Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliard euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur të hyra edhe 16 për qind më shumë se vitin 2019. Kjo është bërë pa ndryshime në norma fiskale”, ka deklaruar ai.

“Viti që lamë pas ka qenë një vit i brishtë për shkak të sfidave, mirëpo ka pasur mundësi që t’i arrijmë objektivat”.

Drejtori i Doganave të Kosovës, tutje ka thënë se një prej sfidave ka qenë rritja e vëllimit të të hyrave, performanca ekonomike rreth 10 për qind, gjithashtu ka lehtësuar.

Dogana e Kosovës

Tutje ai ka bëri të ditur se Dogana ka pasur një strategji në ofrimin e kushteve për të gjithë, reformë të proceseve kyçe për evazion fiskal, por mbi të gjitha ky institucion ka bashkëpunuar me biznese dhe qytetarë.

Përderisa tha se edhe importi ka shënuar rritje krahasuar me vitet paraprake e që mbërrin shifrën e 4.6 miliardë eurove.

“Ajo që kemi vërejtur se ka pasur të hyra më shumë se 30 për qind, ne kemi vërejtur se ka rënie të ankesave të bizneseve dhe na tregon se ka një gatishmëri për t’i paguar taksat. Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro, krahasuar me vitet paraprake ka pasur 3.5 miliardë euro”, tha ai, teksa shtoi se rritje ka edhe në aspektin e mallrave të konfiskuara”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore