Lajme

Dodik: E njoh Escobar-in, ai është në gjendje të më ekzekutojë


Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik dhe I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka thënë se “nuk janë përmubushur kushtet” për rikthimin e pëfaqësuesve të entitetit serb të Republika Srpska-s në institucionet e BeH-së.

Millorad Dodik, gjithashtu akuzoi Shtetet e Bashkuar të Amerikës se “kanë marrë anën e myslimanëve” në Bosnje, dhe për të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ai “është në gjendje të më ekzekutojë”.

“E njoh Escobar-in personalisht, dhe mendoj se ai ka potencialin për të urdhëruar likuidimin e dikujt. Ai e di se unë nuk kam llogari jashtë vendit, nuk kam bërë transfere, por ai vazhdon të gënjejë. Nelson bën të njëjtën gjë. Ata gënjejnë pa i mbyllur çepallat”, deklaroi Dodik.

Ai deklaroi se do të marrin pjesë vetëm në seancat që Republika Srpska konstaton që janë në interesin nacional të tyre

Madje sipas tij, “serbët asnjëherë nuk kanë bllokuar punën e institucioneve të BeH-së”, duke shtuar edhe se “arsyesja se pse politikanët e RS-së nuk marrin pjesë në vendimmarrje” duhet të hiqet.

“Ne do të kërkojmë mënyra se si t’i eliminojmë arsyet se pse nuk marrin pjesë. Është e mundshme që do të bëjmë një propozim. Do të diskutojmë me të gjithë faktorët politike ditët në vijim. Gjithashtu do të flasim edhe me opozitën”, ka thënë Millorad Dodik në një konferencë për media në Banja Llukë, transmeton Danas.

Ai komentoi edhe takimin e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku ky i fundit i kërkoi Dodikut rikthimin në institucionet shtetërore të BeH-së, për të cilën tha se “nuk mjafton të ma kërkojë këtë gjë vetëm Presidenti i Serbisë”.

“Do të ishte mirë për të gjithë që të lexonin deklaratën e Vuçiçit dhe timen së bashku. Ditët në vijim, do të na duhet tëflasim që të gjejmë zgjidhje për kthimin në institucione”, vazhdoi ai.

Për imponimin e sanksioneve amerikane të fundit ndaj tij ai tha se “kjo s’është ndonjë situatë e madhe për mua”.

“Amerikan kanë anën e myslimanëv në BeH. Më duhet të them se Escobar-i, meqë e njoh personalisht, është në gjendje të më ekzekutojë”, u përgjigj Millorad Dodik.

Ai gjtihashtu akuzoi ambasadorin amerikan në Bosnje, Eric Nelson, për “gënjeshtar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore