Sport

“Do të merret parasysh edhe viti 2020”


Të hënën në mbrëmje dhurohet Topi i Artë, që do të kurorëzojë futbollistin më të mirë në botë për vitin 2021.

Ky vit sjellë një ndër garat më të ngushta në histori të ketij çmimi.

Ndryshe nga vitet tjera, këtë vit shumë pak njerëz e dijnë se kush është triumfues, dhe kush do ta marrë Topin e Artë.

Deklaratat e ndryshme e kanë bërë shumë të paqart se çfarë është duke ndodhur.

E sigurt është që në garën e ngusht janë Lionel Messi për numrin shtatë, dhe Robert Lewandowski për të parin në karrierë.

Topi i Artë nuk ishte dhuruar në vitin 2020, për shkak të pandemisë COVID-19, dhe të gjithë e dijnë që nëse do dhurohej, fitues do ishte sulmues polak i Bayern Munich.

Sot, Nicolas Manissier, kreu i Topit të Artë, ka thënë që nuk do të dhurohet një Top i Artë për vitin 2020.

Mirëpo, ai ka thënë një fjali që ndryshon tërësisht perceptimin mbi fituesin.

“Sot do të dhurohet Topi i Artë për vitin 2021”, tha Manissier, “por, duhet ta pranojë që të gjithë e kanë marrë parasysh edhe vitin 2020”.

Duke u nisur nga kjo, Robert Lewandowski kalon në një avantazh të lehtë dhe mund të konsiderohet favoriti për natën e sontme.

Mirëpo, pas shumë viteve, fituesi është mbajtur aq mirë sekret sa që nuk do dihet deri në momentin kur emri të dal nga zarfi.

Messi apo Lewandowski, Paris apo Mynih, Argjetinë apo Poloni, emocionet janë në maksimum.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore