Lajme

Dmitro nga Kievi flet për Albanian Post: Do të luftojmë deri në fund për familjet dhe vendin tonë


Dmitro nga Kyvi, Ukrainë

Albanian Post ka realizuar një intervistë me Dmitron (i cili ka kërkuar që mos t’i vendoset mbiemri për shkak të sigurisë) nga Kievi.

Ai ka thënë se brenda tmerrit që po përjetojnë tani në Ukrainë, një pyetje është në gojën e secilit.

“A do të kenë efekt sanksionet që po përdorin shtetet e fuqishme për të ndalur luftën e Rusisë ndaj Ukrainës?”.

Përkundër shqetësimeve, Dmitro thotë se të gjithë janë të vendosur të luftojnë deri në fund.

“Për familjet dhe për shtetin tonë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore