Kosova

“Ditë errët për demokracinë”, Kusari pasi e LVV-ja e aprovoi projektligjin për KPM-në


Juristja e mediave, Flutura Kusari, pas miratimit të projektligjit për Këshillin e Pavarur për Media në Kuvend, ka thënë se kjo është ditë e errët për demokracinë.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-evropian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është ditë errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, shkroi ajo në Facebook.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, të enjten, ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë për Këshillin e Pavarur të Mediave.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, vlerësoi se Qeveria e Kosovës “nuk i ka marrë parasysh komentet” e Unionit për Projektligjin për Zyrtarët Publik, atë për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Partitë opoztiare – PDK, LDK dhe AAK – kanë lëshuar sallën në momentin që Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër që Projektligji për Zyrtarët Publik, ai për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të kthehen për ri-shqyrtim Qeverisë së Kosovës, apo Komisionit përkatës.

Meqë në vlerësimin e tyre këto projektligje janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore