Kosova

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Osmani uron Zelenskyy-n: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë


Vjosa Osmani dhe Volodymyr Zelenskyy

Kosova ka qëndruar me Ukrainën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ukrainasit mbrojnë kombin e tyre dhe përpiqen për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ky ka qenë mesazhi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar homologut të saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në 33 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

Që nga fillimi i agresionit të Federatës Ruse Ukrainë, Kosova ka qenë në mbështetje të plotë ndaj Kievit zyrtar, derisa ka strehuar gazetarë ukrainas, por edhe ka dërguar disa pajisje ushtarake.

“Urimet tona të përzemërta për Presidentin Zelenskyy dhe popullit të Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës”, shkroi fillimisht Osmani në platformën X.

Përballë një lufte të paprovokuar, e para vendit potencoi se ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.

“Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, pohoi.

Ukraina shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 24 gusht të vitit 1991. Mirëpo, që nga shkurti i 2022-së, Federata Ruse ka nisur pushtimin e saj – i dënuar në termat dhe format më të ashpra nga të gjitha vendet perëndimore.

Ndonëse Prishtina ka dalur në mbështetje të plotë ndaj Kievit, ky i fundit vazhdon që të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore