Shqipëria

Dita Botërore Humanitare: Heronjtë e vërtetë të jetës reale


Në Ditën Botërore Humanitare, 19 gusht, nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, u kujtua puna dhe ndihma e Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Kur ndodhin fatkeqësi, USAID dhe partnerët e tij përgjigjen. Nga Vanuatu në Madagaskar, një përkushtim i tillë tani vjen me një çmim edhe më të madh për shumë punonjës të ndihmës që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga kriza klimatike, konflikti dhe pandemia e COVID-19”.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter nga Ambasada theksohet se, “burrat dhe gratë – që përjetojnë këto kërcënime në vijën e parë të frontit – me guxim ecin përpara për të ndihmuar komunitetet më të prekshme të botës”.

Këta burra dhe gra, sipas Ambasadës janë heronjtë e vërtetë të jetës reale.

Fatkeqësitë natyrore rriten në intensitet, luftërat vazhdojnë të shkatërrojnë dhe COVID-19 përhapet dhe nuk ka qenë kurrë më e rrezikshme të jesh një humanitar i vijës së parë.

Pavarësisht nga këto rreziqe, vazhdojnë t’u shërbejnë të tjerëve dhe të shpëtojnë jetë në të gjithë botën.

Për shumë humanitarë, puna që ata bëjnë është më shumë se një punë.

Çdo Ditë Botërore Humanitare, këta individë kujtohen. Një heroizëm i tillë vjen me një çmim edhe më të madh për shumë punonjës të ndihmës që jetojnë dhe punojnë në zonat e prekura nga kriza klimatike, konflikti dhe COVID-19.

Punonjësit e ndihmës jo vetëm që përpiqen t’i përgjigjen një breshëri nevojave humanitare, ata janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj të njëjtave forca shkatërruese që ndikojnë në komunitetet në të cilat ata shërbejnë.

Që nga viti 2000, më shumë se 6 mijë punonjës të ndihmës janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer, një shifër që ka të ngjarë të jetë një nënvlerësim pasi shumë sulme nuk raportohen kurrë.

“Përkushtimi dhe vetëmohimi i atyre që vazhdojnë të shërbejnë çdo ditë, përfaqësojnë më të mirën e njerëzimit. Në Ditën Botërore Humanitare, ne i nderojmë ata”, shkruhej në një raport të USAID-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore